Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Bie pretendimi i parë: Policia në Lazarat nuk zbarkoi për përplasjen e dy grupeve rivale
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur dritën mbi arsyet e zbarkimit të forcave të policisë në Lazarat, të shtunën në orën 2:00. Ndonëse u tha se gjithçka nisi pas një telefonatë, që paralajmëronte për përplasjen mes grupeve rivale, Berisha ka një tjetër version.
Ish-kryeministri, referuar një mesazhit të ardhur nga qytetari dixhital, shkruan në ‘Facebook’ se uniformat blu shkuan në Lazarat për të transportuar kanabis në pikën kufitare të Radatit.
“Narkopolicia transporton drogen! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb Pershendetje Doktor! Mbreme forca te shumta policie u shfaqen serisht ne Lazarat me nje preteks absurd, gjoja per te shmangur perlasje me arme mes banoreve! E verteta eshte se disa oficere policie transportuan ne piken kufitare te Radatit me mjete civile sasi canabisi. Per te terhequr vemendjen u stisvngjarja ne Lazarat. Thjesht per te maskuar levizjen e droges. Nese denoncohet forte policia greke mund te beje te mundur kapjen e kesaj droge qe erdhi nga Tepelena me furgona sprinter te bardhe. Ju lutem te ruani anonimitetin pasi jetojme ne getto dhe nuk kemi siguri”, shkruhet në mesazhin e qytetarit dixhital.