Flash News

KRYESORE

Bie pretendimi i Serbisë, shteti afrikan rikonfirmon njohjen e Kosovës

Bie pretendimi i Serbisë, shteti afrikan rikonfirmon njohjen e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka pranuar edhe zyrtarisht Notën Verbale nga Ambasada e shtetit të Guinea-Bissau në Bruksel, nëpërmjet të cilës ri-konfirmohet njohja e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, vendim ky që ishte marrë nga ish-Presidenti i këtij shteti, Malam Bacai Sanhá, me datën 10 Janar, 2011.

Konfirmimi zyrtar i Notës Verbale tek Institucionet e Republikës së Kosovës nëpërmjet kanaleve diplomatike vjen pak ditë, pasi Zëvendës-Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, kishte prezantuar Notën Verbale në njërin nga emisionet televizive në vend.

Vitin e kaluar, zyrtarë të Serbisë pretenduan se ky shtet kishte tërhequr njohjen e Kosovës, por ky pretendim bie poshtë.

Guinea Bissau është një shtet, që shtrihet në Afrikën Perëndimore me një popullsi mbi 1,7 milion banorë.

Të fundit