Flash News

KRYESORE

Bie qeveria e Mustafës, Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme

Bie qeveria e Mustafës, Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme

Me vota 78 pro, 34 kundër dhe 3 abstenime është votuar pro mocionit të Partisë Nisma për Kosovën dhe mbështetur nga partitë tjera opozitare, duke sjellë për rezultat përfundimin e mandatit të Qeverisë së Kosovës që deri në këtë moment është udhëhequr nga Isa Mustafa.

Ky votim do të çoj vendin në zgjedhje të parakohshme.

PDK e Kadri Veselit që deri më tani ka qeverisur me LDK-në e Isa Mustafës vendosi të mbështesë kërkesën e opozitës. Deputetët e Vetëvendosjes, Nismës, AAK-së dhe PDK-së votuan pro rrëzimit të qeverisë. 

Tashmë Kosova do të organizojë zgjedhjet e reja brenda 45 ditësh dhe data do të dekretohet nga presidenti Hashim Thaçi.

Të fundit