Flash News

KRYESORE

Bie “Rama 2”, ikin shtatë ministra; pjesë e kabinetit edhe Braçe e Spiropali

Bie “Rama 2”, ikin shtatë ministra; pjesë e kabinetit edhe

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra të gjithë ministrat të cilët ishin pjesë e qeverisë që prej pesë vitesh. Krahas tyre nga kabineti është larguar edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Sipërmarrjes ndërsa është rikthyer edhe ministrja për Marrëdhëniet me parlamentin.

Kështu, ministre e Arsimit është emëruar Besa Shahini, duke marrë vendin e Lindita Nikollës. Në vend të Arben Ahmetajt, tek ministrja e Financave është emëruar Anila Denaj.

Postin e Ditmir Bushatit do ta mbaj Genc Cakaj, ndërsa Damian Gjiknuri do të zëvendësohet nga Belinda Balluku.

Në kabinet është rikthyer Blendi Çuçi i cili do të drejtojë ministrinë e Bujqësisë në vend të Niko Peleshit, ndërsa zëvendësuesja e Mirela Kumbaros në krye të ministrisë së Kulturës do të jetë Elva Margariti.

Sonila Qato u largua nga qeveria për shkak të angazhimeve të saj, siç tha Rama, dhe në vend të saj është emëruar Eduard Shalësi.

Elisa Spiropali u emërua në detyrën e ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, ndërsa Erion Braçe do të jetë zëvendëskryeministri i ri i qeverisë.

Të fundit