Flash News

KRYESORE

Bie serveri, bllokohen 'Facebook' dhe 'Instagram'

Dy rrjetet sociale më të përdorura Facebook dhe Instagram janë bllokuar për disa minuta, dhe përdoruesit e kanë patur të pamundur të postojnë në profilet e tyre, por edhe të shohin profilet e të tjerëve.

Daily Mail shkruan se serveri i rrjeteve sociale ka patur probleme në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Brazil, Japoni, Indi dhe një pjesë të Evropës.

Mbetet e paqartë se çfarë e ka shkaktuar një bllokim të tillë, por tashmë serveri siç duket është rregulluar dhe rrjetet sociale i janë rikthyer normalitetit.

Të fundit