Flash News

KRYESORE

Bie shikueshmëria e “Oscars”, presidenti Trump: Nuk ka më yje veç meje

Bie shikueshmëria e “Oscars”, presidenti Trump: Nuk ka më

Mbrëmja  e çmimeve Oscar u komentua shumë në media pasi nuk pati shikueshmërinë e viteve të kaluara. Sipas 'Los Angeles Times' shikueshmëria ka rënë në një nivel shumë të ulët.

Donald Trump ka ‘thumbuar’ me një postim në twitter ku shkruan se tashmë nuk ka më yje veç tij. Ai shton më tej se është thjeshtë një shaka.

“Oscarët më të dobët, vlerësuar në historikun e Akademisë. Problemi është, se ne nuk kemi më yje – përveç presidentit tuaj (thjesht shaka, natyrisht)!”- është shprehur Trump. Presidenti amerikan është tejet aktiv në twitter dhe me komentet e tij ai shpesh ngjall reagime të shumta.

Të fundit