Flash News

KRYESORE

Bie Shqipëria, ‘Doing Bussines’ e ul me 7 vende. Keq me energjinë, taksat dhe lejet e ndërtimit

Bie Shqipëria, ‘Doing Bussines’ e ul me 7 vende. Keq me

Shqipëria ka humbur 7 vende në raportin e Bankës Botërore “Doing Bussines 2018 ” duke u renditur  e 65-a ndërkohë që një vit më parë ishte në vendin e 58 mes 190 ekonomive të marra në vlerësim. Kjo tregon se të bërit biznes në vendin tonë është vështirësuar ose vendet e tjera janë përmirësuar me ritme më të shpejta duke na lënë pas. Në raport me veten gjithsesi bilanci është pozitiv me një përmirësim prej 0.96% krahasuar me të njëjtin raport të një viti më pare.

Shqipëria ka shënuar përmirësim në dy aspekte. Siguirmi i financimit pra kredidhënia është përmirësuar aksesi në financim përmes disa nismave ligjore që lidhen me amendimet në Kodin Civil si dhe disa aspekte të falimentit.  Aspekti i dytë me përmirësm  është pjesa e rregullimit të tregut të punës  ku Shqipëria ka amenduar ligjin për orarin e punës që lejohet në një javë si dhe faktin që burrat dhe gratë të trajtohej njëlloj në rastet e shpërblimeve, raporton Monitor.

Marrja e energjisë elektrike vazhdon të jetë sfidë për biznesin në vend duke e renditur Shqipërinë në vendin e 157 nga 190 ekonomi por treguesi i pikëve është përmirësuar me 0.01%.

Në vendin e dytë renditet pagesa e taksave ku Shqipëria ka regjistruar vendin e 125 me një përkeqësim prej 0.54%.

Lejet e ndërtimit edhe pse duket se kanë pësuar një përmirësim kohëve të fundit nuk kanë mundur të sigurojnë një renditje më të mirë sesa vendi i 106 por në raport me veten jemi përmirësuar modestësisht me 0.03%.

Më pas vjen regjistrimi i pronave ku Shqipëria renditet në vendin e 103.

Më mirë nga të gjithë procedurat e mara në vlerësim është ajo e  mbrojtjes së investitorëve në minorancë ku jemi të 20-ët dhe më pas tregtia, pra ulja e barrierave tregtare ku Shqipëria renditet  në vendin e 24.

Fillimi i një biznesi na rendit të 45-ët kurse aksesi në financim të 42-ët.

Të fundit