‘Bie tavani i godinës, 30 vajza flenë në hotel’, kryetari i FRPD: Edi Rama ndërton për show

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi ka shpërndarë në Facebook pamjet nga godina numër 20 e konviktit në Qytetin Studenti. Aty shihet pjesa e një tavani të rrëzuar, për të cilin Këlliçi shkruan se 30 studente janë detyruar ta kalojnë natën në hotel.

“30 vajza qe banonin ne kete godine jane nxjerre jashte duke mos patur asnje mbeshtetje. Reagimi i autoriteteve qe e kane mendjen per propagande dhe te mbushin xhepat ka qene: “shkoni ne hotel se nuk kemi c’bejme”. Studentet e prinderit e tyre paguajne per konviktet dhe serish detyrohen te paguajne per hotel.
Ky eshte “pakti per universitetin” i Edi Rames. 30 vajza qe vijne nga rrethe te ndryshme, te lena jashte pa asnje mbeshtetje, ne mes te nates!”,
shkruan Këlliçi.