Flash News

KRYESORE

Bie zjarri në spital, 39 të vdekur në Korenë e Jugut

Të paktën 39 persona kanë mbetur të vdekur dhe më shumë se 70 të tjerë janë plagosur për shkak të zjarrit që përfshiu një spital në Korenë e Jugut.

Zjarri mendohet të ketë filluar në sallën e urgjencës në Spitalin Sejong në qytetin juglindor të Miryang rreth orës 7:30 (në orën lokale) mëngjesin e së premtes.

BBC raporton se rreth 200 pacientë ishin brenda ndërtesës në momentin që ra zjarri. Flakët kanë përfshirë dhe një azil për të moshuarit që ndodhej ngjitur me spitalin.

Zjarrfikësit i thanë agjensisë së lajmeve Yonhap se viktimat mendohet se kanë vdekur nga thithja e tymit, përfshirë personelin mjekësor të spitalit. Deri tani është rapostuar se një mjek dhe një infermiere janë ndër viktimat. Zjarrfikësit kanë konfirmuar 39 viktima për BBC ndërsa policia raportoi për 41 të vdekur. Choi Man-woo, shefi i zjarrfikëses tha për gazetarët se nuk dihet ende shkaku i zjarrit por po vijojnë hetimet.

Të fundit