Flash News

KRYESORE

Bien pllakat e betonit të pallatit, plagoset 18-vjeçari në Tiranë

Erërat e forta që përfshinë Tiranën gjatë ditës së djeshme kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale madje në disa raste kanë vënë në rrezik edhe jetën e qytetarëve.

Sipas policisë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën e Barrikadave, kur nga kati i fundit i një pallati janë shkëputur dy pllaka betoni, të cilat kanë dëmtuar shtetasin me iniciale S.H.

Fatmirësisht 18-vjeçari është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: “Më datë 17.03.2018, në rrugën e “Barrikadave”, nga kati i fundit i një pallati, janë shkëputur dy pllaka betoni të cilat kanë rënë në verandën e një kafeje duke dëmtuar në dorë dhe në kokë shtetasin S.H, vjeç 18 banues në Tiranë, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital është larguar për në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim”, bën të ditur policia.

Të fundit