Flash News

KRYESORE

Bien sërish kambanat e alarmit, Budina: Këtë ditë, tentativë për shembjen e Teatrit

Regjizori Robert Budina është shprehur se kanë informacione se mund të këtë tentativa konkrete për të shembur godinën e TK të shtunën në darke. Shtimin e pranisë së qytetarëve, ai e shikon si një element pozitiv, ndërkohë që konstaton se ka një rritje të zemërimit të tyre ndqj qeverisë.

“Ata mund të vijnë dhe natën dhe të shqyejnë vetëm një pjesë, gjithashtu kemi informacione që ata mund të vijnë të shtunën në darkë. Me rritjen e forcave të policisë po aq është rritur dhe inati i qytetarëve, kështu që zoti u shtoftë inatin. Unë nuk e di se sa kjo Gjykatë Kushtetuese mund ta votoj si të rregullt ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtarë”, zbulon ai në Fax Neës.

Pyetur nëse do të ishte më mirë që godina të restaurohej apo të përdorej vetëm si monument kulture, ai shprehet: “Këtë pyetje duhet tja bëjmë qeverisë sepse këtë gjë e ka në dorë ajo. Qeveria ka për qëllim marrjen e truallit. Ata kanë përdorur alibin që nuk bënë Teatri Kombëtarë. Ata nuk kanë ndërmend të ndërtojnë teatrin për kushtet e aktorëve, ata duan të marrin sipërfaqen e tokës për interesa të tyre. Qeveria për të realizuar shëmbjen e TK harxhoi 4-8 milion euro në restaurimin e Art Turbinës, ndërkohë që me një shumë të tillë mund të ndërtonte shumë herë më mirë dhe ta rikonstruktonte Teatrin ekzistues”, sqaroi Robert Budina.

Të fundit