Flash News

KRYESORE

Bien temperaturat në -2, si parashikohet moti në fundjavë

Bien temperaturat në -2, si parashikohet moti në fundjavë

Ndërpriten reshjet e shiut, por temperaturat zbresin deri në minus në disa zona të vendit.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit parashikon që sot dhe nesër moti do jetë i qëndrueshëm për me temperature të ulëta.

Reshjet

Sot pasdite (e premte, dt.30) dhe nesër (e shtunë, dt.01) nuk priten reshje, përveç qarkut Shkodër ku mund të ketë reshje lokale të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Temperaturat

Nesër (e shtunë, dt.01) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 6 / 15 °C

në vendet e ulëta: 4 / 13 °C

në vendet malore: -2 / 7 °C

Era

Sot pasdite (e premte, dt.30) dhe nesër (e shtunë, dt.01) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në pjesën bregdetare të territorit.

Të fundit