Big Basta & Bashkia e Tiranës vjedhin këngën e Londrës dhe e bëjnë himn të 100 vjetorit. Krahasimet me tekst dhe video

Kënga ‘Tirana është për këdo, Tirana ty të do’, e prezantuar nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj, është plagjiaturë në koncept, tekst dhe ritëm, e një kënge tjetër ideuar për një kryeqytet europian, Londrën. Bëhet fjalë për #LondonisOpen për të cilën kryetari i Bashkisë së kryeqytetit britanik hapi një konkurs përzgjedhës pas përpjekjeve të Britanisë për dalje nga Bashkimi Europian; si një lloj thirrjeje për të thënë se Londra vazhdn të jetë e hapur edhe pse Anglia ‘po mbyllet’ duke dalë nga Unioni Europian.

Kënga shqiptare (ose varianti) interpretuar nga Big Basta është pranuar nga Bashkia e Tiranës si ‘himni’ i kryeqytetit për 100 vjetorin. Nuk ka informacion se kush e ka bërë tekstin, megjithëse pak rëndësi ka sa kohë që struktura dhe tingëllimi është i kopjuar, gjë që shihet edhe në tekstet e zbardhura nga Politiko dhe sidomos në videoklipet e këngëve të cilat vijnë me tekste në anglisht dhe që i gjeni në YouTube (shih më poshtë).

Politiko.al ka kontaktuar me artistin Big Basta dhe është në pritje të një reagimi. Prej institucionit të Bashkisë kërkohet transparencë për kostot e këngës dhe në çdo rast një reagim adekuat që do të thotë ‘tërheqje’ e një kënge që është pronësi intelektuale e dikujt tjetër.

Siç do ta shihni nga tekstet e të dy këngëve të zbardhura më poshtë ngjashmëritë janë të dukshme, gjë që duket edhe në pamjet e videoklipeve përkatëse, sidomos në episodet ku dëshmohet se në Tiranë dhe Londër ‘hahet mirë’.

100 vjetori i kryqytetit po kthehet në ngjarje, jo vetëm me festimet dhe aktivitetet e parashikuara nga Bashkia, por edhe plagjiaturat. Rasti i këngës është i dyti dhe vjen pak pas shpalljes ë logos fituese të artistit kosovar Fisnik Ismaili, e cila gjithashtu zgjoi debate dhe u cilësua si copy/paste e një logoje tjetër.

Teksti: Tirana është për këdo! Tirana ty të do!

Tirana është historike,

dinamike,

heroike,

futuristike,

panoramike,

lunatike,

aspak fanatike.

Tirana është muslimane,

kristiane,

bektashiane,

judaiste,

ateiste,

super altruiste.

Tirana është europiane,

me rrënoja otomane,

pro-amerikane,

me modë italiane,

me jetë mondane,

me festa cigane,

kozmopolitane.

Tirana ka shije bureku dhe rakije

e ëmbël si shëndetlie;

tavë dheu,

fërgesë,

paçe në mëngjes.

Të dielën tavë pule,

të hënën pilaf me fasule.

Tirana është e gjallë në çdo kllab dhe mëhallë;

është e ndritshme,

e çuditshme,

aspak e mërzitshme.

Tirana është aventuriere

vend karriere.

E mundimshme,

e guximshme,

impresioniste,

emocionuese.

Tirana është çfarëdo,

Tirana është për këdo,

Tirana ty të do,

ty të do…

 

Teksti: Londra është e hapur

Londra është e zhurmshme,

krenare,

e fortë si gozhdë,

është e përshtatshme,

me themele,

e pakundërshtueshme.

Londra është hebraike,

hinduiste,

muslimane,

budiste.

Londra është kristiane

sik’*

manjifik’.

Londra është europiane,

madhështore,

egërsore.

Londra është magjike.

E çmenduritur,

Londra është e uritur.

Londra është gjevrek pas mesnate,

Londra është plot me salcë këri,

plot me salçiçe-këri.

Londra është tost me avokado.

Londra është zgara e së dielës.

Londra nuk ndalon,

si çdo orë që kalon.

Londra është grime** dhe rep.

Londra është sypatrembur,

shokuese,

kurajoze,

e bollshme,

ekspresive,

impresive.

Londra është historia,

e ardhmja.

Londra është secili,

londra është gjithkushi.

Londra është e hapur.

__________________________

*sikh-një fe monoteiste me origjinë në rajonin Punjab mes iNdisë dhe Pakistanit.

**grime-një lloj muzike moderne britanike

 

View this post on Instagram

 

Tirana ka shije… 👌e ëmbël si shëndetlie!😄⁣ Kemi hyrë në vitin e 100-të të Tiranës kryeqytet🇦🇱 dhe për secilin prej nesh, ky qytet përfaqëson diçka: është vendi ku ka lindur, ku është rritur, ku ka hedhur hapat e parë, ku ka rënë për herë të parë në dashuri, ku ka krijuar familjen👨‍👩‍👦‍👦, ku po rrit fëmijët👼, ku punon💪🏼, ku thur ëndrra, ku i gëzohet suksesit e ku ngrihet sërish në këmbë për t’i thënë vetes – “Po, unë mund t’ia dal!”👏⁣ ⁣ Sepse Tirana është për këdo! Tirana ty të do!❤⁣ ⁣ 👉Shpërndaje videon dhe tregoji miqve çfarë është Tirana për ty! Super 🙏🏻 @bigbastaofficial per ndihmen! 🇦🇱

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj) on

 

Versioni i bashkisë së Londrës i publikuar në 2018-ën: