Flash News

KRYESORE

Ora 12.00, "kambana" e fundit për Big Ben,do të heshtë për 4 vjet, deri në vitin 2021, sepse ...

Ora 12.00, "kambana" e fundit për Big Ben,do të heshtë

Sot në orën 12:00 ishte hera e fundit që ra këmbana universale e Big Ben, e cila do të “heshtë” për 4 vjet me radhë.  Kjo sepse ora simbol e kryeqytetit britanik do t’i nënshtrohet një restaurimi, i cili do të përfundojë në 2021. Kjo është periudha më e gjatë në të cilën Londra do të privohet nga tingulli i kambanave të orës, që janë pjesë shumë e rëndësishme e imazhit të saj që kur kulla është ndërtuar dhe inauguruar më 1859. Ndërprerja e gjatë e këmbanës së Big Ben ka ngjallur shumë polemika në Parlamentin britanik, ku edhe kryeministrja Theresa May, ka qenë kundra kësaj mbyllje të gjatë të simbolit të Britanisë. Deri në momentin e përfundimit të punimeve restauruese, Big Ben do të dëgjohet vetëm në rastet e veçanta.

Të fundit