Flash News

KRYESORE

'Big Brother', Benardi e Damiano përplasen për Armelën

'Big Brother', Benardi e Damiano përplasen për Armelën

Ushqimi është bërë sërish objekt debati në shtëpinë e Big Brother, pavarësisht se Benardi po ha nën kufizimet e Xhenit.

Duke ngrënë darkën, atij nuk i pëlqen një koment i çiftit Armela-Damiano dhe më pas i pyet. “Keni ndonjë muhabet kundrejt meje”, i thotë ai.

“Ty ç’të duhet mo vëlla?! Ti kur hyn në muhabet edhe s’të thot ënjeri gjë? Edhe kjo ka të drejtë. Sipas teje, ti mund të futesh në muhabet dhe kjo jo”, i kthehet Damiano.

Benardi mundohet që ta mbyllë gjithçka pa i ndezur edhe më shumë situata, por Damiano këmbëngul se ai nuk i foli, por i bërtiti Armelës. Kjo sipas Damianos tregon mungesë respekti nga ana e tij.

Xheni ndërhyn dhe i thotë se “respektin e ka pas b…”. Ndërhyrja e Xhenit nuk i pëlqen Benardit, që i kërkon që të mos debatojë.

Të fundit