Flash News

KRYESORE

"Big Brother Inter", Conte skualifikon të parin që në janar

"Big Brother Inter", Conte skualifikon të parin që në

Antonio Conte nuk mendon vetëm për shitjet, por edhe për largimet. Sipas medias italiane, trajneri i Interit do të shesë Matteo Politanon në merkaton e janarit.

Ai u ble nga Sassuolo në verë dhe më parë ka qenë i huazuar tek Interi. Vjet emri i tij përmendej për mirë dhe të gjithë flisnin pozitivisht për të, por me trajnerin Conte më shumë ka parë stolin sesa fushën. Luciano Spalletti e preferonte dhe madje e vendoste shumicën e kohës si titullar, por Conte i sheh gjërat ndryshe dhe me skemën e tij 3-5-2 nuk ka vend për një si Politano.

Këtë sezon, madje, kemi parë shpesh se Esposito preferohet më shumë se Politano. Ky i fundit ka patur plot raste për të kuptuar se Conte nuk e do dhe se duhet të provojë një aventurë tjetër.

Të fundit