Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
‘Big Brother’ në Tiranë, shtohet monitorimi me kamera të reja në 44 kryeqëzime
Tirana, aktualisht monitorohet në disa kryqëzime të saj me 23 kamera, duke shërbyer për Qendrën e Monitorimit dhe Menaxhimit të Sistemeve të Trafikut (MMST).
Mirëpo, Bashkia ka kërkuar që të shtohen edhe 51 kamera të tjera në 44 kryqëzime në Tiranë, për të monitoruar më mirë tablonë e trafikut në orare të ndryshme.
“Secila kamer do te ketë një IP unike dhe do te lidhet me serverin me anën e fibrave optike, i cili është rrjeti primar i komunikimit dhe nëpërmjet Router-it 3G, rrjeti sekondar. Sëitch-i i fibrës optike dhe Router 3G, në të gjitha nyjet do të konfigurohen me IP përkatëse në mënyrë që të realizohet komunikimi i vazhdueshëm dhe i sigurt i kamerave me serverin dhe anasjelltas. Në dhomën e serverave do të instalohet edhe një server i administrimit të imazheve, i cili do të jetë i integruar me serverin ekzistues. Gjithashtu, do te instalohen edhe 36 UPS të rinj, në ato nyje ku nuk ka një të tillë, të cilat shërbejnë për vazhdimësinë e funksionimit të kamerave në rastet e ndërprerjes apo luhatjeve të energjisë elektrike” thuhet në dokumentin e Bashkisë.
Fondi limit për procedurën është 55 milionë lekë pa tatimin mbi vlerën e shtuar.