Big Cruz, këngëtari shqiptaro-amerikan që promovon vendin tonë përmes talentit të tij

Emri i Big Cruz nuk është shumë i dëgjuar pasi përveçse nuk është prezent në tregun e muzikës shqiptare, ai ka ikur shumë shpejt nga Shqipëria. Që në moshën 1-vjeçare, Big Cruz ka emigruar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por duke mos harruar asnjëherë rrënjët.

Ai është rikthyer në Shqipëri ky edhe ka realizuar klipin e këngës së tij të parë me titullin “Look Back”. Klipi është realizuar në dy qytetet bregdetare, Sarandë dhe Vlorë.

Pas përfundimit të xhirimeve, ai është larguar sërish drejt Amerikës ku edhe pret të lidhe kontrata me kompani të mëdha muzikore amerikane. Ai është ende duke vlerësuar mundësitë me cilët kompani do që të bashkëpunojë ndërkohë që janë tre të tilla që presin përgjigje nga ai.

Një prej tyre është “Roc Nation” kompania e cila drejtohet nga Jay Z. Tjetra është “Universal Music Group, Republic Records” kompania që ka në menaxhim Justin Bieber, Rihann-en, Lady Gaga e sbumë artustë të tjerë.

Ndërsa “Ëarner Brothers Music Group” është në pritje të një përgjigjeje pozitive nga ana e Big Cruz.