Flash News

KRYESORE

Bilanc tragjik aksidentesh, 2 të vdekur dhe 18 të plagosur në 12 orë

Bilanc tragjik aksidentesh, 2 të vdekur dhe 18 të plagosur në 12

Aksidentet rrugore kanë përgjakur rrugët shqiptare ditën e sotme, ku në 12 orë janë regjistruar 2 të vdekur dhe 18 të plagosur.

“Reshjet e shiut” dhe “shpejtësia e madhe” kanë qenë shkaktarët kryesorë të këtyre aksidenteve.

Aksidenti i parë ndodhi në Shkodër ku një automjet përplasi një të moshuar rreth 93 vjeç e cila ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Ky aksident u pasua me një tjetër aksident po në Shkodër , në Beltojë në rrugën Shkodër-Tiranë, ku janë përplasur me njëra-tjetrën dy automjete dhe për pasojë u plagosën 2 persona.

Një tjetër aksident i cili solli viktimën e parë ndodhi në aksin Peqin-Rrrogozhinë ku një kamion ndau më dysh një “Fiat” dhe për pasojë gjeti vdekjen një 25-vjeçar.

Po ashtu një tjetër aksident ndodhi gjatë mesditës në aksin Librazhd-Prrenjas, në Qukës ku dy furgonë pasagjerësh u përplasën me njëri-tjetrin dhe për pasojë u plagosën 4 persona.

Pa kaluar shumë orë në aksin Elbasan-Librazhd u përplasën 2 automjete në nënkalimin e Xibrakës ku për pasojë mbetën të plagosur 7 persona mes të cilëve edhe fëmijë.

Menjëherë pas këtij aksidenti po në qarkun Elbasan ka ndodhur një tjetër aksident në vendin e quajtur “Kthesa e Urakës” ku një makinë me targa maqedonase humbi kontrollin dhe për pasojë gjeti vdekjen një shtetas maqedonas dhe u plagosën 4 të tjerë.

 

Të fundit