Bilanc tragjik në SHBA, 1480 viktima në 24 orët e fundit; po preken dhe të rinjtë

Koronavirusi është hapur gjerësisht në shumë shtete të botës ku përveç Italisë dhe Spanjës; edhe në SHBA ka marrë përhapje masive dhe ka shkaktuar shumë viktima. Italia dhe Spanja vazhdojnë të jenë vendet më të goditura sa i takon viktimave e ndërsa SHBA-ka ka shënuar një bilanc tragjik në 24 orët e fundit, ku janë shënuar 1480 viktima me koronavirus. Në total, numri i të vdekurve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që prej fillimit të pandemisë, është 4406 njerëz.

“Ka një rritje të numrit të personave të rinj apo edhe të atyre nën 60 vjeç që po preken rëndë dhe po humbasin jetën nga kroronavirus”, është shprehur Maria Van Kerkhove, e cila është përgjegjëse teknike e programit të emergjencave në OBSH.

Kerkhove ngriti alarmin se po prekën dhe personat e rinj, ku theksoi që ka nga ata që edhe vdesin:

“Në kompleks pjesa më e madhe e të prekurve rëndë janë personat më të moshuar, por në disa vende po shohim njerëz në të 30-at, 40-at apo 50-at  që hyjnë në terapi intensive dhe vdesin”.