Sipas të dhënave të fundit Guardia Di Financa ka sekuestruar 36 ton kanabis të dërguara në Itali nga trafikantët që janë nisur nga brigjet e Shqipërisë.
Kjo sasi përkthehet në një vlerë prej 300 milion dollar, ose rreth 40 miliard lekë të reja, nëse do të hidhej në treg për tu shitur.
Kjo është vetëm sasia e kapur dhe e sekuestruar, transmeton panorama. Një sasi e madhe nuk është kapur dhe ka kaluar në duart e trafikantëve që e kanë dërguar në vendet e tjera të BE.