Flash News

KRYESORE

Bilanci i 48 orëve, arrestohen 9 drejtues mjetesh, pezullohen 23 patenta

Bilanci i 48 orëve, arrestohen 9 drejtues mjetesh, pezullohen 23 patenta

Policia Rrugore e Tiranës gjatë 48 orëve të fundit ka vijuar kontrollet me Drager e Radar, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore  në fundjavë.

Kontrollet kanë vijuar me Radar e Drager  në autostradë dhe në rrugët e brendshme të Tiranës. Gjatë 48 orëve të fundit policina njofton se ka evidentar dhe ndëshkuar:

58 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejura, ku në qendrat e banuara shpjetësia kalonte dy deri në tre herë më shumë se limiti i lejuar.

Përsa i përket drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë:

9 drejtues mjetesh që drejtonin automjetet në gjendje të dehur apo tej mase të dehur, ku në një rast, një derjtues mjeti tejet i dehur qarkullonte në sens të kundërt me lëvizjen duke u bërë akoma më tepër burim rreziku për jetën e tij dhe të përdoruesëve të rrugës.

Si dhe janë arrestuar 3 drejtues mjetesh që drejtonin automjetet  të pa paisur me Leje Drejtimi.

Gjithashtu janë pezulluar 23 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, por jo deri në kufijtë e dehjes.

Kontrollet kanë konsistuar edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesëve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor  ku për 48 orët e fundit janë vendosur :

  • 61 masa për mos përdorin rripin e sigurimit.
  • 84 masa për parakalim të gabuar
  • 115 masa për përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit
  • 14 masa  për  mos respektim të  sinjalistikës së semaforit
  • 71 masa për ata që qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse si dhe pa kontroll teknik të mjetit, etj.
  • Si dhe 803 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë bllokuar dhe 13 mjete për mosshlyerje të masave administrative mbi 3 masa.

 

 

 

Të fundit