Flash News

KRYESORE

Bilanci i fundjavës, policia tregon sa shoferë ishin të dehur në Tiranë

Bilanci i fundjavës, policia tregon sa shoferë ishin të dehur

Policia Rrugore ka bërë të ditur bilancin e kontrolleve të zhvilluar gjatë fundjavës në Tiranë. Gjatë 48 orëve të fundit, policia njofton se janë arrestuar 10 drejtues mjetesh, 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe një për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Gjithashtu janë tërhequr 71 Leje Drejtimi.

Nga 886 teste alkool të kryer nga policia ka rezultuar se 26 drejtues mjetesh drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 71 drejtues mjetesh kishin konsumuar alkool por brenda limiteve të lejuara, ndërsa 798 drejtues mjetesh kanë rezultuar 0.00 mg/l.

Gjithashtu policia ka vendosur:

* 83 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit

* 99 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit

* 55 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse

* 12 masa administrative për shkelje të semaforit

* 3 masa administrative për mungesë kontrollit teknik të mjetit

* 2 masa administrative për gara shpejtësie

* 7 masa administrative për xhama të errët

* si dhe 775 masa të tjera administrative të ndryshme.

5 mjete u bllokuan për mos shlyerje të masave administrative mbi 3 masa.

Të fundit