Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Bilanci i moratoriumit të pyjeve, në 2 vjet vetëm një gjobë që nuk vilet në Elbasan
Politiko
7 Dhjetor 2017, 19:17
Ndonëse moratoriumi i pyjeve premtonte masa të ashpra ndaj abuzuesve, në qarkun e Elbasanit ku ndodhen disa parqe të mbrojtura ka vetëm një rast dënimi, ndërsa shumica e çështjeve pushohen për mungesë provash. Administrata e Zonave të Mbrojtura ankohet për mungese koordinimi dhe hetime të vonuara.
Në fillim të vitit 2016 Shqipëria shpalli një moratorium për pyjet, duke e cilësuar situatën katastrofike. Qëllimi i moratoriumit është të kufizojë prerjet masive dhe të ripyllëzojë vendet e dëmtuara tashmë. Paralelisht u paralajmëruan masa të ashpra deri edhe penale dhe me këtë qëllim u ngrit edhe një task-forcë e pagëzuar si “Roja e Gjelbër”, në të cilën u përfshi edhe ushtria.
Por 19 muaj më vonë në qarkun e Elbasanit, ku ndodhen disa zona të mbrojtura përfshi edhe parkun kombëtar “Shebenik-Jabllanicë”, edhe pse janë regjistruar 26 procedime penale në dy vitet e fundit, vetëm një person është dënuar me gjobë nga gjykata dhe madje, siç mësohet nga BIRN, edhe në këtë rast gjoba nuk është arritur të mblidhet.
Zv.prokurori i Elbasanit, Milaim Laskaj thotë se çështjet pushohen pasi për to nuk ka prova.
Por Fatmir Brazhda, drejtor i Administratës së Zonave të Mbrojtura, i tha BIRN se kjo ndodh pasi hetimet vonohen dhe se ekspertiza bëhet kur “janë tharë drurët e prerë” dhe dëmi nuk arrihet të verifikohet.
Situata e pyjeve në vend konsiderohet e rëndë edhe nga vetë qeveria. Në botimin e saj në internet mjedisisot.info, Qendra rajonale Mjedisore REC vë në dukje se nga viti 2004 deri në 2015-ën raportohen prerje ilegale me mbi 2,500,000 m3 në vit, duke krijuar “një katastrofë të vërtetë mjedisore”.
Një gjobë që nuk vilet
Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se në dy vitet e fundit, policia e Elbasanit ka referuar në Prokurori 26 raste të prerjeve të paligjshme të pyjeve. Nga këto denoncime, 23 çështje janë pushuar, ndërsa vetëm një person rezulton i dënuar nga gjykata.
I vetmi rast i gjykuar është ai i Flori B. me banim në Rrajcë të Prrenjasit. Ai është dënuar në prill 2016 me 80 mijë lekë të reja gjobë, pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar uljen e 1/3 së dënimit.
Burime nga Administrata e Zonave të Mbrojtura i thanë BIRN se personi në fjalë ishte denoncuar disa herë prej tyre për prerje të paligjshme të pyjeve. Në shumicën e rasteve ai i ka shpëtuar ndëshkimit, ndërsa edhe në rastin e fundit kur është dënuar, askush nuk është në gjendje të thotë se si do i mbahet atij gjoba.
Ministria e Mjedisit i tha BIRN në një përgjigje me shkrim se vjelja e gjobës i takonte Bashkisë së Elbasanit ku ndodhej gjykata që kishte dhënë vendimin. Kjo nuk rezulton e mundur, pasi dëmi është kryer në zonën administrative të Bashkisë Prrenjas, dhe bashkia e Elbasanit nuk ka asnjë mundësi të vjelë gjobën në Prrenjas. Bashkia Prrenjas i tha BIRN se as që kishte informacion për vendimin e gjykatës ndaj banorit të saj të dënuar për dëmtimin e parkut kombëtar Shebenik-Jabllanicë.
Ndërkohë i dënuari me gjobë, sipas informacioneve prej Administratës së Zonave të Mbrojtura ka vijuar të dëmtojë pyjet në zonën e Rrajcës në këmbët e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë.
Fatmir Brazhda, Drejtor i Administratës së Zonave të Mbrojtura, i kontaktuar nga BIRN tha se që ligji të funksiononte do duhej një koordinim institucional. “Për mendimin tim ka një hendek sa i përket shkëmbimit të informacionit, gjë që duhet riparuar. Sa i përket vjeljes së gjobave duhet një sistem kombëtar që njerëzit të mos përfitojnë shërbime pa shlyer gjobat”, tha ai.
Brazhda theksoi se të gjitha rastet e dëmtimit të pyjeve në zonat e mbrojtura konsideroheshin vepër penale, ndërsa theksoi se duhej të kishte një ashpërsim të ligjit për përsëritësit, por tha se për ta gjithçka bëhej më e vështirë për sa kohë prerësit e pyjeve shpëtojnë vetëm me procedimin nga policia.
Ka procedime, por mungojnë të dënuarit
Prerja e paligjshme e pyjeve është një fenomen i përhapur në të gjithë territorin e Shqipërisë, ku buletinet mujore dhe informacionet e mbledhur nga BIRN në komunikatat e bëra publike numërojnë 250 persona të ndjekur penalisht në gjendje të lirë. BIRN vuri re se numrat u rritën në muajt Gusht-Shtator, ndërsa pati edhe kontroll më të gjerë në territor për shkak të zjarreve.
Por shembulli i Elbasanit tregon se shumica e çështjeve nuk shkojnë përtej këtij procedimi. Zv-prokurori i Elbasanit Milaim Laskaj i tha BIRN se shumica e çështjeve që janë referuar aty janë pushuar, konkretisht 23 nga 26, pasi nuk kishte prova.
“Askush nuk kapet në pyll duke prerë dru dhe kemi shumë pak ose thuajse aspak procedime të referuara nga Drejtoria e Pyjeve. Ato raste të proceduara i kemi kur policia kap një makinë të ngarkuar me dru dhe nuk vërtetohet se drurët janë prerë në pyll, pasi shumica kanë edhe faturat tatimore si dhe vendin ku i kanë marrë drutë që janë persona të licensuar. Në këto kushte e kemi të pamundur të provojmë se drutë janë prerë në pyll në mënyrë të paligjshme,” tha Laskaj.
Për Brazhdën, situata është pak më ndryshe. Ai i tha BIRN se ata si Administratë e Zonave të Mbrojtura lihen në errësirë informative edhe për rastet që kanë denoncuar.
“Problemi është se ne si institucione nuk kemi informacion se çfarë bëhet në këto raste më pas. Nuk informohemi se çfarë vendimi merret”, tha ai.
Ai thotë se një nga arsyet se çështjet nuk provohen është koha që merret për t’i hetuar.
“Janë ata [prokuroria dhe gjykata] që dërgojnë ekspertë të pavarur, gjë që kërkon kohë dhe vështirësisht verifikohet si vepër penale pasi drurët thahen, gjenden justifikime nga më të ndryshmet”, thotë ai.
Brazhda tha se edhe vendimi i vetëm i marrë nga nga gjykata ka ardhur “pasi kemi këmbëngulur me ekspertin që ata kishin dërguar në vendngjarje. Mosndëshkimi na vështirëson punën dhe motivon shkelësit e ligjit”.
Por për prokurorin Laskaj problemi qëndron tek dokumentimi. “Dokumentimi i veprimeve të para hetimore nuk bëhet në mënyrë profesionale. Nuk është problemi tek ashpërsimi i ligjit se sa kryerja e detyrave nga organet përgjegjëse në mënyrë korrekte dhe referimi i rasteve në prokurori të jenë të plota,” tha ai./Birn
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
