Erion Braçe, në emisionin Top Talk pranon se përgjimet e Bild kanë dëmtuar qeverinë në planin etik dhe atë moral. Zëvendësi i kryeministrit Edi Rama shton se nëse do te ishte jashtë qeverisë do t’i ushtronte presion të vazhdueshëm organeve të drejtësisë për të hetuar deri në fund çdo episod.
“Në planin etik, në planin moral, pa më të voglin diskutim kurse në planin ligjor ajo që do të bëja nga atje jashtë do të ishte presioni i vazhdueshëm përkundrejt organeve të drejtësisë për të hetuar deri në fund sejcilin nga episodet. Në rast se do të kishte prova legjitime, legale, për të hetuar ngjarjen deri ne fund, për ta gjykyar dhe natyrisht nësë do të rezultonte me pafajësi, pafajësi për të gjithë dhe në rast se do të rezultonte me fajësi, ndëshkim për sejcilin prej zyrtarëve ose jozyrtarëve të përfshirë në akte që kanë dëmtuar procesin zgjedhor nga ana ligjore”, theksoi zv/kryeministri në Top Talk, duke perfshire te gjithe personat qe jane pjese e dosjeve 339 dhe 184.
Discussion about this post