“Bild”/ Dako penalizon Valbona Sakon, 20 mijë votues më pak për PS në Durrës

Shifrat paraprake të publikuara nga KQZ-ja tregojnë se në qytetin e Durrësit kanë votuar rreth 8% e qytetareve, larg 46.7% të zgjedhjeve të kaluara.

Në gjuhën e shifrave, do të thotë se janë 20 mijë qytetarë më pak që u janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur mes Valbona Sakos (Partia Socialiste) dhe Valbona Sakollari (Bindja Demokratike).

Në këtë rast, duket se nuk ka funksionuar as strategjia e Partisë Socialiste, që nuk rikandidoi Vangjush Dakon, i implikuar ne blerjen e votave në bashkëpunon me Altin Avdylajn (kreu i bandes kriminale te Shijakut) në Zgjedhjet e Përgjithshme të 2017-ës.

Dako pranoi vërtetësinë e përgjimeve të Bild, duke i quajtur biseda normale që ndodhin në prag të fushatave elektorale.