Flash News

KRYESORE

Bild i ‘ha kokën’ Vangjush Dakos. Kryebashkiaku shpërfillet nga pasuesja Valbona Sako

Bild i ‘ha kokën’ Vangjush Dakos. Kryebashkiaku

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako duket se po tërhiqet butësisht nga politika aktive, pas skandalit të përgjimeve të publikuara nga gazeta Bild. Për herë të fundit në fushaten elektorale, Dako është parë më 8 qershor, tre ditë pas publikimit të përgjimeve të Bild në një turne noti në pishinat olimpike në Durrës.

Dako është mënjanuar edhe nga pasuesja e tij, Valbona Sako, qe ka preferuar të shfaqet e vetme në takime me simpatizantet socialistë që prej 8 qershorit.

Në përgjimet e Bild, Dako shfaqej duke komunikuar me anëtarin e bandës së Shijakut, Astrit Avdylajt me të cilin dukej se kishte nje miqësi të hershme. Biseda e tyre fokusohej në blerjen votave për zgjedhjet e përgjithshme të 2017-ës, qoftë përmes shantazhit ashtu edhe nëpërmjet parave.

Të fundit