Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Edi Rama është në gjyq me gazetën gjermane BILD e cila, para disa muajsh botoi një seri shkrimesh ku eksponentë të qeverisë socialiste shqiptare shkëmbenin dialogje të ngjashme me personazhet e filmave amerikanë që portretizojnë Al Kaponen.
Emri i Ramës qarkullon nëpër përgjimet e BILD, por e vetmja bisedë ku ai dialogon është inkonkluzive dhe pas asnjë vjegë fajësie. Faji i z. Rama, megjithatë, nëse nuk shtrihet te ato biseda qëndron te yshtja apo lejimi i atij sistemi që shpërfaqet në ato biseda. Edhe nëse kryeministri mund të kapet pas plausiable deniability*, atë që ne nuk e provojmë dot për të e shohim të jetë pasojë e asaj që ai ka themeluar.
Para se publiku shqiptar, i vetmi i interesuar për përgjimet e BILD dhe rrjedhojat, të marrë vesh se si shkon gjyqi, ai është përballur me një tjetër 'interferencë' të tabloidit gjerman. Lobimin rus me para të dyshimta të kryetarit të opozitës, Lulzim Basha. Mund të thuhet se z. Basha dhe lidhja e hamendësuar ruse ka qenë anti-çështja e socialistëve, sa herë shtypi i huaj apo vendas kanë ngritur një çështje që shkon kah skandali dhe cënon reputacionin e qeverisë Rama. Basha ka ndihmuar disi në lehtësimin e retorikës qeveritare duke u shfaqur i paqartë në deklaratat në lidhje me çështjen.
Gjithë ky konfuzion, paradoksalisht, na shërben edhe ca përgjigje apo dyshime të arsyeshme për çka po diskutojmë. Fakti që BILD publikon një shkrim denoncues për opozitën, e cila është akuzuar nga mazhoranca se ka frymëzuar dhe furnizuar gazetën si pjesë e luftës së brendshme politike në rastin e përgjimeve, e bën koherente 'pretencën' e qeverisë. Por, kujdes: thika duhet lënë të presë në të dy anët! Nëse akuza e qeverisë është e vërtetë, atëherë vlen e njëjta logjikë edhe për të kundërtën: shkrimi i ri i BILD është gjithashtu lobim dhe jo gazetari.
Këtë logjikë e ndihmon edhe statusi juridik mes dy subjekteve në fjalë: kryeministrit Rama dhe gazetës gjermane BILD. A është shkrimi anti-Bashë akordi që kanë arritur palët me njëra-tjetrën? Rama e pushon çështjen dhe BILD boton, 'si favor', anti-çështjen e përdorimit të brendshëm, 'lobimin rus' të Lulzim Bashës...
BILD habit kur i jep çështjes së lobimit një spërdredhje të panjohur më parë. Deri më tani mesazhi që ka dashur të përcjellë qeveria me anti-çështjen ka qenë se Basha ka: a-përdourur para të dyshimta; b-me kompani të dyshimta offshore; c-kompani që kanë lidhje me qarqe ruse; d-për të siguruar akses në ShBA me qëllim ndikimin te administrata Trump.
'Kthesa' e re që BILD i jep anti-çështjes së qeverisë shqiptare, pra lobimi i Bashës dhe PD me synim pengimin e përpjekjeve të Ramës dhe qeverisë së tij në angazhimin drejt BE, është noviteti dhe habia e madhe që ngjall shkrimi i gazetës gjermane.
Çuditërisht përkon me kokëdhembjen më të madhe aktuale të Ramës, ngecjen në dyert e procesit të antarësimit të vendit në BE. Gjyqi i Ramës me tablodin dhe prospekti europian, disa herë i mbetur në klasë i qeverisë së tij, mund të jenë takuar krejt rastësisht në Berlin dhe në këtë rast. Megjithatë kjo përkitje vlen të theksohet.
Nuk ka ndonjë nevojë theksimi për standardin e dyfishtë i cili bërtet aq shumë, edhe pse përdoret aq shumë sa duket se do të anulojë vetveten. Kur BILD botonte përgjimet, socialistët hidheshin përpjetë sikur shtatëqind dreqën t'i kishin ngacmuar dhe e margjinalizonin gazetën gjermane duke e quajtur 'bulevardeske', 'skandalistike', 'të shitur e të blerë' dhe, në fund, duke e hedhur në gjyq. Kur e njëjta media u hapi faqet për anti-çështjen e tyre tonet laudatore të të njëjtit zhgan relativistësh e sharësish na mbërritën në veshë, të forta sa arabeskat e muezinëve të xhamive të Tiranës në sabah të ditës.
*Plausible deniability është aftësia e zyrtarëve për të mohuar çdo dijeni apo përgjegjësi për çdo aksion të dënueshëm të kryer nga të tjerët në hierarkinë organizative për shkak të mungesës së provave që mund të provojnë përfshirjen e tyre, edhe nëse ata kanë qenë në dijeni të gjërave.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38