Bileta e Lleshajt në Bejrut? Gazetarja publikon shifrat: Nga 1 janari, 60 mijë dollarë shpenzime vetëm për udhëtime

Nja 1 janari i këtij viti, Ministria e Brendshme ka shpenzuar 60 mijë dollarë vetëm për udhëtime jashtë vendit.

Ky fakt u ilustrua nga gazetarja Aranita Brahaj, e cila publikon shifrat e shpenzimevetë ministrisë nga thesari për agjenci e transport ajror prej 6.25 milionë lekësh ose 60 mijë dollarë, përfshirë edhe biletën Tiranë-Bejrut, prej ku ministri Lleshaj publikoi edhe foto me Alvin Berisha gjatë riatdhesimit të tij nga Siria në Itali.