Flash News

KRYESORE

Bileta urbani false në linjat e Tiranës, Prokuroria zbardh skemën e mashtrimit

Bileta urbani false në linjat e Tiranës, Prokuroria zbardh skemën

Tetë persona janë vënë në pranga pasi akuzohen se prodhonin dhe falsifikonin bileta autobusi. Mes të arresutuarve janë edhe disa administratorë të shoqërive të transortit në Tiranë.

Prokuroria e Tiranës ka zbardhur skemën e mashtrimit që funksiononte prej tre muajsh. Fillimisht inspektorët tatimore kanë konstatuar shkeljen duke ia referuar policisë. Ata kanë kryer një kontroll në linjat urbane pasi nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë ishin vënë në dijeni se biletat që përdoreshin në këto linja nuk prodhoheshin nga kjo shtypshkronjë. Kështu janë sekuestruar disa nga blloqet e biletave të udhëtarëve të cilat i janë dërguar shtypshkronjës për ekspertim, ku ka rezultuar se biletat nuk janë të njëjta e prodhuar nga shtypshkronja e letrave me vlere. Ato ndryshonin në konfiguracion, ngjyra e letrës së përdorur por kishin të njëjtin numër serie me biletat që janë marrë nga punonjësit e këtyre shoqërive në drejtorinë e Tatimeve.

Prokuroria ka vënë në përgjim edhe numrat e telefonit të administratorëve te këtyre kompanive dhe nga inetrceptimi i tyre ka rezultuar se pronari i Firmës Ferlut Ferdinand Ibrahimi komunikonte me djalin e tij shtetasin Anastas Ibrahimi në lidhje me disa dokumente që donin ti digjnin pasi policia kishte shkuar në banesë dhe kerkonte që Ibrahimi të paraqitej ne polici.

Në këto moment djali i tij Anastas ka marrë dokumentet e dyshuara të falsifikuara dhe ka tentuar të largohet por është ndaluar nga policia e cila ka gjetur në automjetin e tij tip Maseratio 105.000 mijë bileta të dyshuara të falsifikuara si dhe mandatet arkëtimi të cilat u sekuestruan.

Të fundit