Flash News

KRYESORE

Bill Gates i mahnit të gjithë, jahti i tij ekologjik kushton 600 mln euro

Bill Gates i mahnit të gjithë, jahti i tij ekologjik kushton 600 mln

Edhe pse nuk është më njeriu më i pasur në botë (aktualisht i treti), Bill Gates nuk ka ngurruar kurrë të bëjë shpenzime marramendëse.

Ai ka blerë një jaht, që përveçse ka kushtuar 600 milion euro dhe është i teknologjisë së fundit, është i ndërtuar me një sistem inxhinierik ekologjik.

Jahti do të quhet “Aqua”, që konsiston në një model futurist, i furnizuar me hidrogjen. Ai do të jetë gati për përdorim në vitin 2024. Në të të gjitha shërbimet janë luks, pishina, sauna, palestra, salla e jogës dhe ujëvara e jashtme.

Ekuipazhi i jahtit përbëhet nga 31 persona plus kapiteni. Një mrekulli!

Të fundit