Flash News

KRYESORE

Binjaku shqiptar me ADN të njëjtë  shpëton vëllain pas krimit

Binjaku shqiptar me ADN të njëjtë  shpëton vëllain

Dy shqiptarët binjakë, Eduard dhe Edmond Trushi, janë lënë të lirë pas akuzave për vjedhjen e disa banesave në Itali.

Gjykata i ka lënë të lirë pasi nuk përcakton dot se cili prej tyre është autori. Kjo për shkak të ADN-së së tyre, që sipas gjykatës, është pothuajse identike dhe nuk mundet të përcaktohet kush prej tyre është fajtor. Ata kanë të njëjtin model flokësh, të njëjtat tatuazhe.

Ngjarja e 2010-s

Në vitin 2010, njëri prej tyre kishte hyrë për të vjedhur në një apartament në Nogarole Roça dhe kishte ushtruar dhunë ndaj nipit të pronarit të shtëpisë. Pasi u largua nga banesa, aty kishte harruar kapelen e tij. Autoritetet mundën të gjenin gjurmë të ADN-së që çoi më pas në zbulimin e tyre.

Mirëpo, tashmë nuk mund të përcaktohet se cili prej binjakëve është fajtori i vërtetë. Ata kanë ADN pothuajse të njëjtë dhe hetuesit e kanë të pamundur të identifikojnë cili prej tyre është autori i vërtetë.

Të fundit