Flash News

KRYESORE

Bino sqaron rastin e parë të konfirmuar zyrtarisht me koronavirus në vend: 28 vjeçari është pacienti 0

Bino sqaron rastin e parë të konfirmuar zyrtarisht me koronavirus

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino foli në Open për koronavirusin dhe për pacientin 0.

Ajo sqaroi se rasti i 28 vjeçarit të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri rezulton pacienti 0, ndërsa babai i tij që u infektua prej tij quhet pacienti i parë.

Djali 28 vjeçar është pacienti 0. E konfirmojmë që ai e ka marrë nga Italia, është infektuar në Itali. Ai ka lëvizur në Itali në disa vende. Ai është pacienti 0 që e ka sjellë këtu në Shqipëri.

Ndërsa pacienti i parë është babai i tij. 54 vjeçari është infektuar nga djali i tij 28 vjeçar për shkak të kontaktit të afërt”- tha Bino.

Të fundit