Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Bino: Studentët që vijnë nga Kina duhet të futen në karantinë për 2 javë
Pasi ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se 3 studentë shqiptarë që kanë studiuar në Vuhani të Kinës po nisen drejt Shqipërisë, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino tha se këta studentë, sipas protokollit, duhet të futen për 2 javë në karantinë.
Ajo tregoi se karantina mund të vendoset në shtëpinë e tyre apo dhe në spital.
“Dhe ata mund të mos jenë të infektuar. Po të kenë një shenjë klinike, ata mund t’i shfaqin…ai nis me temperaturë. Ne periudhë e inkubacionit se dimë nëse infekton apo jo. Ata duhet të futen në karantinë për 2 javë. S’ka asgjë të keqe. Mund të vendoste karantina në spital ose në shtëpi. Ata informohen dhe karantina mund të vendoset në shtëpi.
Kemi pasur Ebolën…U çudita se sa shumë shqiptarë punonin në Liberi. Atje ishte vatra e Ebolës. Ajo ka vdekshmëri të lartë. Kemi ndjekur të njëjtin protokoll. Këto njerëz informohen dhe në varësi të çdo vlerësimi, ata vendosen në karantinë në shtëpi ose në spital.”, tha Bino në emisionin “Real Story” në News 24.