Flash News

KRYESORE

Bino sugjeron: Të mbyllim fundjavat për të ulur numrin e të infektuarve

Bino sugjeron: Të mbyllim fundjavat për të ulur numrin e të

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, ka sugjeruar një mbyllje të fundjavave referuar shtimit të rasteve me koronavirus në vend. Në TvT, Bino tha se një sakrificë e tillë mund të bëhet për hir të uljes së numrit të të infektuarve.

“Unë e mendoj mbylljen në fundjavë. Është një masë që duhet marrë parasysh. Le të sakrifikojmë një ose dy fundjava për të mos pasur më shumë të sëmurë”, tha ajo.

Bino apeloi që qytetarët të mos neglizhojnë sëmundjen, pasi ecuria e saj ndryshon nga një pacient në tjetrin.

“Kam një apel: Covid është sëmundje djallëzore dhe tinzare. Sot isha vetë në Infektiv. Të mos i injorojmë ata njerëz që po e vuajnë këtë sëmundje. Është sëmundje tepër djallëzore që të merr jetën pa e kuptuar. Është një mesazh që më mirë të mbrohemi sesa t’u besojmë teorive konspirative pa baza”, tha ajo.

Të fundit