Flash News

KRYESORE

Birgitte ndan detaje nga bashkëjetesa me Macron: Ndonjëherë është më i vjetër se unë

Zonja e parë e Francës, Brigitte Macron ka dhënë një intervistë për “Radio RTL”, ku ka treguar për marrëdhënien me bashkëshortin e saj Emmanuel Macron.

Për Birgitte, Presidenti i Francës është personi më i afërt, me të cilin ndan çdo gjë nga përditshmëria.

“Jemi të pranishëm në jetët e njëri-tjetrit 24 orë në ditë, por jemi gjithashtu edhe një çift i drejtpërdrejtë. Ja themi të gjitha ato që mendojmë njëri-tjetrit, edhe kur nuk janë shumë të mira. Mëngjesin dhe darkën e hamë gjithmonë bashkë”-tregoi Zonja e Parë e Francës.

Brigitte nuk hezitoi ta cilësonte të shoqin më të vjetër se veten.

“Emmanuel ndonjëherë është më i vjetër se unë, sigurisht më i arsyeshëm. S’kaloj një ditë pa qeshur me të”-tha Brigitte, e cila është 25 vite më e madhe se ai.

Të fundit