Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
BIRN nxjerr blof Erion Veliaj, theu premtimin për kullat në qendër të Tiranës
Edhe politikani më mediokër e di se për të fituar zgjedhjet është e nevojshme të bëhen premtime të mëdha, të cilat japin zgjidhje për problemet e mprehta me të cilat përballet shoqëria. Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nuk është politikan mediokër. Madje revista ‘The Economist’, në një artikull në mes të dhjetorit e përshkruante 37-vjeçarin që njihet gjithashtu si ‘Lali Eri’, si liderin e ‘ardhshëm të vendit’ – pasi sipas saj rivali i tij i vetëm Saimir Tahiri u përfshi në një skandal me narkotrafikantë.“Të gjithë mund t’i shohin rezultatet e punës së tij,” shkruan ‘The Economist.’
Ngjashëm me rezultatet e punës së z.Veliaj, që revista britanike i sheh me nota pozitive, një rezultat tjetër që nuk mund të fshihet është vlerësimi nëse angazhimet elektorale që kryebashkiaku ambicioz socialist mori gjatë fushatës për zgjedhjet vendore në vitin 2015 po jetëzohen. Një nga premtime ku Z. Veliaj është ndalur në një intervistë për BIRN tre vjet më parë, lidhet me nevojën për të kufizuar ndërtimet në zonat me densitet të lartë si qendra e kryeqytetit apo zona të gjelbra si parku i Liqenit.
“Unë e kam thënë shpesh herë në dëgjesat e ndryshme me banorët e Tiranës, se në qytet nuk ka më hapësira për ndërtim. Ndarja e re administrative ofron një mundësi ideale që ndërtimet të shtrihen drejt zonave periurbane e rurale, ashtu siç ka ndodhur në shumë prej kryeqyteteve Europiane. Dhe pikërisht këtë do të bëjmë,” tha Veliaj në vitin 2015.
“Do t’i orientojmë ndërtimet drejt këtyre zonave, çka do të sjellë zhvillim për to dhe njëkohësisht, do të garantojë frymëmarrje për Tiranën aktuale. E thënë shkurt, nuk do të ketë ndërtime të reja në zonat me densitet të lartë,” shtoi ai.
Intervista e BIRN me Z. Veliaj ishte pjesë e një përpjekje më të gjerë, për të mbledhur premtimet elektorale nga kandidatët për kryebashkiakë që garonin në zgjedhjet vendore të qershorit 2015-të, në mënyrë që qytetarët të kishin mundësi t’i mbanin përgjegjës për ofertën e tyre elektorale nëse ato zgjidheshin.
Pyetjet për kandidatët u identifikuan nëpërmjet një procesi që përfshinte intervista me më shumë se 300 aktivistë, përfaqësues grupesh interesi, dhe drejtues organizatash jo-qeveritare në 61 bashkitë e reja që dolën nga reforma administrative, në periudhën shkurt-mars 2015, në mënyrë që të identifikonim sfidat, shqetësimet dhe problemet kryesore në secilën bashki. Një nga shqetësimet e shumta që u ngritën gjatë konsultimeve me grupe interesi, urbanistë dhe aktivistë të shoqërisë civile në Tiranë lidhej me betonizimin e qytetit.
“Një mendësi e re në shpërndarjen e lejeve të ndërtimit konsiderohet emergjente për Tiranën, e cila vuan nga betonizimi dhe reduktimi drastik i hapësirave të gjelbra. Zgjerimi i qytetit drejt komunave përreth krijon mundësi për të shfryrë presionin për leje ndërtimi ndërtim përmes zhvillimit të hapësirave të reja urbane,” u sugjerua nga palët e konsultuara në vitin 2015-të.
Ky shqetësim dhe të tjera të mbledhura nga komuniteti i ekspertëve, u kondensuan në një seri prej 12 pyetjesh që iu paraqitën kandidatëve për kryetar bashkie. Zoti Veliaj ishte një nga 100 kandidatët që u intervistuan në të gjithë Shqipërinë, përfshirë dhe 5 sfidantët e tij për bashkinë e Tiranës.
Pas miratimit të planit të ri të përgjithshëm vendor të Tiranës ‘TR030’ një vit më parë, Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar një numër projektesh për kulla shumëkatëshe në qendër të Tiranës- një zonë me densitet shumë të lartë ndërtimi. Këto projekte tashmë gëzojnë dhe mbështetjen e z. Veliaj.
Tre vjet pas intervistës me BIRN – përrmbajtja e së cilës nuk ndryshon shumë me intervista të ngjashme të dhëna nga Veliaj edhe në disa programe televizive, duket se pozicioni i kryebashkiakut për sa i përket ndërtimeve në qendër të Tiranës ka ndryshuar. Madje gjatë një debati më tone të larta me kolegë gazetarë në emisionin ‘Opinion’ të Blendi Fevziut në TV Klan të enjten, zgjidhja e ofruar nga kryebashkiaku për këto sipërfaqe është diametralisht e kundërt me premtimet me anë të të cilave ai u mandatua në vitin 2015-të.
“Këto sipërfaqe shkojnë në ajër, të cilën e kemi, tokë nuk kemi,” tha Veliaj për të treguar preferencën e tij për ndërtime shumëkatëshe në qendër të kryeqytetit. “Nëse secila prej atyre kullave – për këto nevoja hotelerie dhe zyrash që ka sot Tirana, do të shtriheshin përmbys, do na zinte një sipërfaqe jashtëzakonisht të çmuar,” shtoi ai.
Që toka është e çmuar në Tiranë nuk është një konstatim i ri. Politikat spekulative të zhvillimit gjatë dy dekadave të fundit e kanë bërë sektorin e ndërtimit një nga më fitimprurësit në vend, i aftë t’i kthejë kostot e një metri katror apartamenti nga 300 euro në një çmim shitje fundor disa herë më të lartë.
Ky spekulim, i cili nuk mundësohet nga oferta e tregut por korrupsion me politikat e zhvillimit dhe lejet e ndërtimit, po krijon në kryeqytet paradoksin e ‘mallkimit të burimeve.’
Sipas ekonomistëve një nga format e ‘mallkimit të burimeve’ ndodh kur një mall i shumë i kërkuar por i pamjaftueshëm – si toka për ndërtim në Tiranë, kontrollohet në mënyrë jo transparente duke i dhënë mundësi zyrtarëve dhe personave të lidhur politikisht të korrin fitime të mëdha.
Dieter Zinnbauer, një ekspert me organizatën Transparency International vlerëson se kjo formë spekulimi ose ‘qiraje’ e imponuar mbi qytetarët, jo vetëm që i shkakton një dëm të pallogaritshëm në të ardhurave të qytetit – të cilat shkojnë në xhepat e politikanëve dhe oligarkëve, por shkakton gjithashtu një zhvillimin urban të deformuar dhe të padrejtë që sjell pasoja për dekada në të ardhmen.
Zhvillimi i shpejtë i qyteteve si Tirana, i krijon mundësi zyrtarëve të përfitojnë shuma marramendëse nga rritja e të ardhurave që vjen si pasojë e ndërtimit dhe një pjesë e mirë e këtyre parave, për shkak të kontrolleve të pakta mbi transaksionet në pasuri të paluajtshme, parkohen ose investohen në ndërtimet urbane – si kullat shumëkatëshe që promovon bashkia e Tiranës. Ashtu siç shprehet dhe kryebashkiaku, kjo formë spekulimi e bën tokën vërtet të‘çmueshme’ – për politikanët dhe oligarkët që do të përfitojnë nga ndërtimi i kullave, por nga ana tjetër ajo kthehet në një mallkim për të rinjtë dhe rejat që do ta ndërtojnë jetën në kryeqytet për dekadat që vijnë. Midis interesit jetik të qytetarëve dhe atij të oligarkëve – tashmë duket qartazi se Veliaj e ka bërë zgjedhjen e tij./BIRN
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38