Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
BIRN: Qeveria propozon këshill censure për median në internet
Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative në Shqipëri (BIRN) raporton se Qeveria dhe Ministria e Drejtësisë “kanë propozuar ndryshimin e ligjit funksional të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP si dhe Autoritetit të Medias Audiovizuale (AMA) me synimin e krijimit të një sistemi regjistrimi të medias në internet si dhe të gjobitjes e mbylljes së saj, bazuar në shkaqe të gjera, të cilat përfshijnë gjykimin nëse një lajm i publikuar në një media të caktuar është apo jo “i paanshëm” apo cënon apo jo “moralin publik”.
Kjo media raporton se, sistemi, i cili është i padëgjuar në vendet demokratike, i ngarkon për detyrë AKEP të regjistrojë të gjitha mediat, pavarësisht nëse janë të regjistruara adresarin e saj apo në adresarë të tjerë nëpër botë. Projektligji duket se synon të transformojë AKEP nga një institucion të menaxhimit të teknologjisë në mënyrë të paanshme në një institucion që ka përgjegjësinë “të marrë masa” që “sipërmarrësit e rrjeteve të komunikimeve elektronike dhe të shërbimeve të komunikimeve elektronike të zbatojnë detyrimet, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesave të vendit, të sigurisë publike edhe në rast lufte apo gjendje të jashtëzakonshme, si dhe të garantojnë të drejtat dhe liritë themelore të individit si dhe çdo detyrim të parashikuar në kuadrin ligjor në fuqi në RSH”.
Projektligji tjetër vendos që Autoriteti i Medias Audiovizuale, i cili aktualisht licencon televizionet dhe radiot, të marrë përsipër të mbikëqyrë edhe mediat në internet, si dhe autorizon një grup zyrtarësh të njohur si “Këshilli i Etikës” të marrë ankesa nga qytetarë të prekur nga media online dhe të gjobisë median online me 100 mijë deri në 1 milionë lekë në rast se gjykon se kjo media ka shkelur disa parime etike të përshkruara në nenin 33/1, si dhe me gjobë në masën 800 mijë lekë në rast se refuzon urdhërin e Këshillit të Etikës për të publikuar përgënjeshtrim apo sqarim.
Projektligjet u prezantuan në një seancë konsultimi publik në Tiranë të hënën më 17 dhjetor. Kryetari i Bordit të AMA Gentian Sala theksoi se projektligji që prek institucionin e tij është hartuar në fakt jashtë këtij institucioni dhe se ai vetë nuk kishte një qëndrim mbi të.
“AMA mban qëndrim përmes bordit, i cili nuk është shprehur mbi këtëçështje,” tha Sala.
Përfaqësuesja e kryeministrisë Elira Kokona deklaroi se shumica e vendeve anëtare të OSBE dënojnë shpifjen si vepër penale, por nuk shpjegoi se si lidhej kjo me projektligjet e propozuara.
Blendi Salaj, i cili ka drejtuar një nga blogjet më të vjetra në Shqipëri, vuri në dukje rrezikun e shtyrjes së gazetarëve dhe medias drejt vetëcensurës si dhe vuri në dukje pamundësinë teknologjike që disponon qeveria në “kontrollin” efektiv të internetit.
Kryetari i Bordit të AKEP Ilir Zela, i cili është njëkohësisht funksionar i Partisë Socialiste, argumentoi se ligjet në fjalë do të mundësojnë “identifikim të shpejtë” të personave përgjegjës pas faqeve të internetit.
Flutura Kusari, eksperte e lirisë së shprehjes, argumentoi për BIRN se nisma e qeverisë bie ndesh me praktikën botërore, e cila rekomandon vetë-rregullimin e medias dhe jo policimin nga ana e shtetit.
“Në shumicën e vendeve me demokraci të mirëfilltë, si Belgjika, Austria, Hollanda, Suedia, Finlanda, mediat online ashtu si edhe mediat e shkruara vetë-rregullohen,” tha Kusari.
“Propozimi që mediat online të rregullohen nga shteti është në kundërshtim me praktikat e këtyre vendeve dhe përbën tentativë për kontrollimin e përmbajtjes së publikimeve,” shtoi ajo.
Në lidhje me regjistrimin e mediave online në një regjistër të veçantë në AKEP, Kusari theksoi se kjo është një praktikë që bie ndesh me standardet e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, (OSBE).
Ajo shtoi se vetëm pak kohë më parë, një nismë e tillë për të regjistruar median me detyrim në Maltë dështoi pas kundërshtive të OSBE-së. [Link kritika e OSBE për ligjin e Maltës, f.13-14].
Etika bëhet ligj
Në shkollën e gazetarisë, gazetarët mësojnë për parime tëshenjta etike të profesionit të gazetarit si dhe pamundësinë reale të respektimit të këtyre parimeve. I tillëështë parimi që lajmi duhet të jetë i paanshëm, i drejtë, objektiv dhe i vërtetë. Në asnjë rast parime të tilla nuk konceptohen si detyrime ligjore për shkak se janë në lëmin e etikës dhe si të tilla, çështje subjektiviteti. Projektligji i qeverisë i kthen këto parime dhe më shumë se kaq në detyrime ligjore, të cilat mund të mbikëqyren nga një “Këshill Etike” dhe mund të gjykohen, pavarësisht subjektivitetit që mbartin zakonisht rregullat etike, si shkelje ligjore. Për më tepër, projektligji parashikon që publikimet online do të kenë edhe detyrimin e “mbrojtjes së moralit publik”, një fushë akoma më subjektive, të cilin hartuesit e draftit në kryeministri nuk kanë marrë mundimin ta shpjegojnë.
Ofruesi i publikimeve duhet të “respektojë rregullat e etikës dhe moralit publik dhe të mos lejojë shfaqen e publikimeve që mund të nxisin vepra penale”, thuhet në propozim.
Një shkelje e mundshme e kushtetutës
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë sanksionon në nenin 22 të saj se “Liria e shtypit, e radios dhe e televizionit është e garantuar.” [Link] Kushtetuta lejon ligjvënësin që të krijojë sistem autorizimi për televizionet dhe radiot, por nuk lejon dhe as nuk e përmend lirinë e medias në shtyp dhe në internet.
Në veçanti, lejimi i AMA dhe AKEP për të mbyllur faqet e internetit apo për të detyruar ofruesit e internetit të bllokojnëaksesin në faqet e internetit jo nën domainin .al, dukshëm përbën një akt censure pasi në një faqe interneti mund të gjenden shkrime nga qindra dhe mijëra gazetarë apo qytetarë ndërsa të gjitha shkrimeve të tyre u bllokohet aksesi për shkak se një shkrim mundet të gjykohet nga AMA si shkelës i “moralit publik” apo “parimit të asnjanjësisë”.
Projektligji për AMA parashikon gjithashtu që Këshilli i Etikës të vendosë gjoba ose të mbyllë faqe interneti dhe gjobat dhe mbyllja e faqeve të internetit kanë efekt të menjëhershëm pavarësisht nëse publikimi i prekur vendos të ankohet në gjykatë. Sipas projektligjit: “Kundër vendimit të Këshillit të Ankesave mund të bëhet ankim sipas përcaktimit të pikës 4, të nenit 132, të këtij ligji. Ankimi nuk pezullon ekzekutimin e vendimit të Këshillit të Ankesave.”. Kjo i jep Këshillit të Etikës vlerën e Gjykatës së Apelit, pasi çdo vendim gjyqësor i shkallës së parë nuk mund të zbatohet në rast se ai apelohet.
Këshilli i Ankesave është një institucion pranë AMA me anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë në bazë të kandidimeve të partive politike.
*Marrë nga BIRN
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38