Flash News

KRYESORE

Biseda në telefon me mamanë, terapi për trishtimin

Biseda në telefon me mamanë, terapi për trishtimin

Kur jemi të trishtuar dhe në situata shumë të komplikuara ajo që zakonisht bëjmë është të flasim me dikë që të na qetësojë dhe të na japë ndjenjën e paqes. Dhe në të shumtën e rasteve, ky person është nëna jonë.

Një studim i kryer nga Universiteti i Çikagos zbuloi se duke folur në telefon me nënat tona na jep të njëjtën ndjenjë si ajo e një përqafimi nga ana e tyre.

Për të përcaktuar këtë, studiuesit analizuan sjelljen e vajzave ndërmjet 7 dhe 12 vjetëve, duke i nënshtruar ato në një situatë stresuese dhe duke i ndarë në grupe; Një grup mori telefonatë nga nënat e tyre, një tjetër përqafim prej tyre dhe grupi i tretë pa një film emocionalisht neutral. Nga dy grupet e para u analizua dhe u përcaktua se niveli i tyre i oksitocinës, pra, hormoni i lumturisë, ishte rritur, i cili vepron si një qetësues natyral që neutralizon efektet e kortizolit, hormon i stresit. Dhe grupi i tretë nuk pati ndryshime në nivelet e oksitocinës së tyre.

Nëse keni ndonjë problem ose po kaloni një situatë të trishtuar, tashmë e dini se çfarë duhet të bëni për t’u ndjerë më mirë.

Të fundit