Bisedat sekrete të Ismail Qemalit me princ Vidin në Potsdam në shkurt të vitit 1924

Aurenc Bebja, Francë

“Le Journal” ka botuar, të mërkurën e 4 shkurtit 1914, në faqen n°4, një shkrim mbi takimet e Ismail bej Qemalit me Princ Vidin në Potsdam.

Situata në Shqipëri

Ismail Qemali tek Princ Vidi.

Berlin, 3 shkurt.

— Ish-guvernatori (udhëheqësi) i Shqipërisë, Ismail Qemal beu, ka qenë, për disa ditë, në Berlin, ku ka qëndruar në një hotel në Potsdam.

Ai është shoqëruar nga Eqrem bej Vlora, një shqiptar i shquar.

Çdo ditë, të dy kanë zhvilluar biseda të gjata me Princ Vidin në Potsdam.