Flash News

KRYESORE

“Bisedë e përzemërt me Rasmussen”, Meta nga Parisi: Prej Danimarkës ke gjithmonë për të mësuar

“Bisedë e përzemërt me Rasmussen”, Meta nga Parisi:

Presidenti i vendit, Ilir Meta ndodhet sot në Paris në kuadër të ceremonisë së 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, bashkë me liderë të tjerë botëror.

Pas fotos me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, Meta ndan me publikun në rrjetet sociale një tjetër moment me shefin e qeverisë së Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen.

Madje, në përshkrimin e tij, Meta e cilëson të përzemërt bisedën me Rasmussen.

“Bisedë e përzemërt me Lars Løkke Rasmussen, Kryeministrin e Danimarkës, këtij vendi model të demokracisë e të drejtave të njeriut. Kënaqësi të bisedonim për të ardhmen e marrëdhënieve tona. I lumtur të dëgjoja prej tij fjalët më të mira për oponentët e tij kryesorë, të cilët janë ndër miqtë e mi më të mirë por edhe të Shqipërisë. Nga Danimarka ke gjithmonë për të mësuar”, shkruan Meta.

Të fundit