Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Bisedimet Prishtinë-Beograd, zv.presidenti i Këshillit të Atlantikut takon krerët e Kosovës
Politiko
27 Maj 2019, 16:44
Sipas komunikatave zyrtare të udhëheqësve të Kosovës, me zotin Wilson është biseduar për të ardhmen e vendit, duke nënkuptuar këtu reformat e nevojshme në favor të popullsisë së Kosovës, por edhe për bisedimet me Serbinë dhe mbështetjen e Këshillit të Atlantikut ndaj Prishtinë në këtë proces të rëndësishëm. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes zyrës së tij pohon se është bërë vërejtje se, “mungesa e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të ketë pasoja për sigurinë dhe qëndrueshmërinë në rajon, duke hapur kështu udhë elementëve antieuropianë”. Ndërsa kryeparlamentari Kadri Veseli ka theksuar se prej nga Shtetet e Bashkuara një rol më aktiv për të mbështetur Kosovën në procesin e bisedimeve. https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1189989411125471 Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës, ka zgjedhur rrjetin social Facebook për të thënë se “Kosova është e gatshme të arrijë një marrëveshje paqeje me Serbinë, por asnjëherë duke shkelur Kushtetutën apo cënuar territorin e vendit”. “Synimi përfundimtar i vendit tonë është dinamizmi i konsolidimit të shtetit dhe në këtë rrugëtim, mbështetja e Shteteve të Bashkuara mbetet jetike”, shkruan Haradinaj pas takimit me Wilson. Këshilli Atlantik është një forum për çështjet ndërkombëtare, që nxjerr shpesh raporte për rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku bën thirrje që komuniteti euroatlantik të përqëndrohet në të.Kosovo’s DepPM @Enver_Hoxhaj briefs @AtlanticCouncil #BalkansForward Congressional Fellows aa we kick off our regional tour. Pristina-Belgrade dialogue tops our agenda but also reforms required to provide a bright future for Kosovo’s young population. pic.twitter.com/DdxzKo2WTB
— Damon M. Wilson (@DamonMacWilson) May 26, 2019