Bizneset e Maqedonisë së Veriut skeptike për ‘Mini-Shengenin’ Ballkanik”: Nuk presim përfitime

Ndërsa tre liderët e Seribisë, Aleksandar Vuçiç, ai i Shqipërisë, Edi Rama dhe i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev takohen për së dyti sot në Ohër për të detajuar projektin e Mini-Shngenit Ballkanik, shoqatat ekonomike janë shprehur skeptike sa i përket përfitimit që do të marrin prej një marrëveshjeje të tillë.

Sipas përfaqësuesve të bizneseve në Maqedoninë e veriut ekonomia e brendshme nuk do të përfitojë, pasi për momentin shumë çështje për biznesin e transportit në rajon janë zgjidhur me marrëveshjen CEFTA.

Danella Arsovska, kryetare e Lidhjes së Odave Ekonomike tha për Alsat se Maqedonia e Veriut ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Serbinë dhe Shqipërinë, por se problemet ekonomikisht vështirë do të zgjidheshin me Mini Shengen.

“Nga këndvështrimi i Maqedonisë, ne nuk shohim se mund të fitojmë shumë nga një aleancë e tillë, ose me një ndarje të tillë në mikro-rajon, me vetëm tre shtete. Ne e themi këtë, sepse Serbia me këtë do të kishte dalje në portin e Selanikut dhe përmes Shqipërisë në portin e Durrësit. Nga këndvështrimi i Shqipërisë, një bashkëpunim i tillë iu mundëson atyre të përparojnë në drejtim të asaj, që ne e kemi zbatuar tashmë”, u shpreh Danela Arsovska, kryetare e LOE.

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, veç bizneseve, por ashtu edhe ekspertët e kanë komentuar  idenë e Mini Shengenit si një populizëm të pastër.

Bashkë me Podgoricën e Sarajevën, Vuçiç fton edhe Prishtinën në mini-Shengenin Ballkanik