Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Bizneset e vogla, ish-deputeti tregon situatën në Librazhd: Mezi nxirrnin bukën e gojës
Ish-deputeti demokrat Edmond Spaho, përmes një postimi në Facebook njoftons e ka qenë i pranishëm në Librazhd, së bashku me drejtues të tjerë të PD në takime me biznesin e vogël.
Sipas Spahos shumica e bizneseve ishin në prag falimentimi dhe në varfëri ekstreme.
“Sot ne Librazhd sebashku me deputetin Luciano Boci dhe drejtuesit e PD Librazhd ne takime me biznesin e vogel. Qyteti i zbrazur, njerezit e varferuar, dyqanet e mbyllur. Varferia dhe skamja ishin shqetesimet kryesore te biznesit te vogel. Mund te ndodhte qe gjate gjithe dites askush te mos hynte ne dyqan apo te blinte. Shumica ishin ne prag falimentimi dhe mezi nxirrnin buken e gojes per familjen.
Ulja e cmimit te energjise, karburanteve, gazit si dhe taksave te tjera qe paguajme si qytetare shoqeruar me rritjen e pagave dhe pensioneve si dhe hapjen e vendeve te reja te punes, do te rrite fuqine blerese te qytetareve. Biznesi i vogel do te paguaja 0.5% te xhiros si takse per xhiro deri ne 140 milion leke si dhe do perfitoje ulje te sigurimeve shoqerore ne 9% nga 15% qe eshte sot”, shkruan Spaho.