Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Bizneset kredi për të paguar punëtorët, qeveria miraton VKM-në: Kriteteret që duhen plotësuar
Këshilli i Ministrave ka miratuar VKM-në për garancinë sovrane për bizneset, të cilat mund të marrin kredi për të paguar punonjësit gjatë periudhës së shtetrrethimit. “Këshilli i Ministrave ka miratuar Vendimin “Për miratimin e garancisë shtetërore të huasë me bankat e nivelit të dytë për pagat e bizneseve, aktiviteti i të cilëve është prekur nga vendimet e qeverisë në kuadër të menaxhimit të situatës së krijuar nga COVID-19, si edhe për përcaktimin e kushteve dhe kritereve të marrëveshjes së garancisë dhe marrëveshjes së mirëkuptimit” Miratimi i këtij Vendimi është pjesë e paketës së masave të marra nga Qeveria Shqiptare për t’i ardhur në ndihmë bizneseve dhe familjeve të punonjësve të tyre, përmes krijimit të Linjës së Garancisë Shtetërore në vlerën 11 Miliardë Lekë”, thuhet në VKM.
Në VKM thuhet se do të jetë Ministria e Financave ajo që do të garantojë bankat e nivelit të dytë deri në vvlerën maksimale të miratuar për do bankë të nivelit të dytë. “Kjo vlerë përfaqëson vlerën maksimale të pagesave, që mund të kryhen nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për të kompensuar pretendimet e humbjes së Bankës nga huatë që do t’i nënshtrohen kësaj skeme garancie”.
Ndërkohë, bizneset që do të marrin kredi në bankat e nivelit të dytë do ta përdorin atë vetëm për të shlyer pagat e punonjsve të tyre. Gjithashtu, VKM-ja parashikon edhe disa kritere të tjera për bizneset që do të marrin kredi, por edhe bankat që do e japin atë.
“Vlera e Huasë e vendosur në dispozicion nga Bankat për çdo Biznes pjesëmarrës mund të variojë në përputhje me kërkesën e paraqitur nga Biznesi, por duke mos tejkaluar vlerën e 3 pagave mujore bruto të punonjësve të deklaruar prej Biznesit në përputhje me Legjislacionin Tatimor në fuqi, por në asnjë rast vlera mujore bruto e pagës për punonjës nuk duhet të jetë më e lartë së 150 000 lekë.
Bankat e nivelit të dytë nuk do të aplikojnë kosto administrative mbi kredinë dhe do të ofrojnë një normë interesi preferenciale, të barabartë me normën mesatare të interesit të tre ankandeve të fundit të bonove të thesarit 12 mujore plus një marzh prej 0.5%, por në asnjë rast jo më të lartë se 2.85%. Subjektet private duhet të përcjellin kërkesat e aplikimit për kredi pranë njërës prej bankave të nivelit të dytë, jo më vonë se 30 ditë nga data e nënshkrimit të Marrëveshjes së Garancisë Shtetërore mes Këshillit të Ministrave dhe Bankës përkatëse”, thuhet nëdër të tjera në VKM.