Flash News

KRYESORE

Bizneset që krijojnë ndotje akustike do të marrin konfirmim nga bashkitë

Bizneset që krijojnë ndotje akustike do të marrin konfirmim nga

Baret, diskot, lokalet e natës, furrat e bukës, lavazhet, e çdo aktivitet tjetër që prodhon ndotje akustike duhet të marrin tashmë konfirmim për plotësimin e kritereve për zhvillimin e aktivitetit të tyre në bashki.

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e djeshme miratoi projektligjin për disa ndryshime në ligjin nr.10448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”, ku ndërmjet të tjerave parashikon edhe shfuqizimin e të gjitha lejeve aktuale të tipit ‘C’ të lëshuara nga agjencitë rajone të mjedisit.

Në këtë mënyrë i jepet ‘ok’ kërkesës së përsëritur të bashkive, veçanërisht asaj të Tiranës, që lejet të jepen nga pushteti vendor si hallka që është më afër problematikës që shqetëson sot qytetarët.

Për këtë arsye nga Bashkia Tiranë do të lëshohet një leje konformiteti për ushtrimin e aktivitetit për të gjithë këto subjekte, të cilat duhet të përmbushin një sërë kriteresh që do të miratohen më pas nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.

Me këtë vendim, Bashkia e Tiranës do të vëzhgojë çdo subjekt që është kthyer në një shqetësim serioz për komunitetin.

Të fundit