Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Biznesmenët përgjatë autostradës Tiranë-Durrës japin alarmin: Parashikojmë një përmbytje tjetër
Moti i keq me reshje të shtuara gjatë ditëve të fundit ka ngritur në këmbë bizneset që ndodhen përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, pranë Kasharit.
Në një prononcim për ‘news 24’, përfaqësuesit e bizneseve janë shprehur të shqetësuar se mungesa e masave nga autoritetet rrezikon që ata të preken nga një tjetër përmbytje.
“Ndihemi të rrezikuar. Parashikojmë një përmbytje tjetër dhe do ishte katastrofë tjetër për ne. Të gjitha bizneset këtu janë në 50% të eficencës së tyre, kemi reduktim të numrit të të punësuarve, paguajmë rregullisht taksat në shtet. Në rast se nuk merren masa do falimentojmë”, u shpreh një prej biznesmenëve, ndërsa një tjetër tha: “Kur bie shi ne, rrimë roje pranë biznesit, nuk flemë në shtëpi”.
Me një situatë të ngjashme, bizneset përgjatë autostradës u përballën edhe vitin e shkuar.