Flash News

KRYESORE

Biznesmeni postoi foton i grimuar, reagon Ish-banorja e Big Brother

Dje, biznesmeni i njohur Elton Ilirjani, postoi një foto ku shfaqej i grimuar dhe me aksesorë në duar dhe qafë. Gjesti i biznesmenit tërhoqi shumë vëmendjen e mediave dhe nxiti shumë komente. “Diversiteti është thelbi i biznesit tonë. Të gjithë janë të ndryshëm dhe plot ngjyra”, shkruante Ilirjani krahas fotove, të bëra me rastin e përvjetorit të 7-të të kompanisë së tij.
Një nga personazhet që ka reaguar është dhe ish-banorja e Big Brother, Genta Gjalpi, e cila është shumë aktove me jetën e saj dhe gjithnjë në qendër të mediave. Ajo ka shkruar: “Të jesh në paqe me veten dhe me trupin tënd është gjëja më e bukur. Të mosviktimizohesh për të marrë lekë dhe mëshirë kot, por të punosh fort  të arrish majat e suksesit, kjo po që është arritje. Ti je fantastik Elton Ilirjani”.  
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Elton Ilirjani (@eilirjani) on

Të fundit