Flash News

KRYESORE

Bjellorusia paradë ushtarake, pavarësisht pandemisë së COVID-19

Presidenti bjellorus, Aleksander Lukashenko ka injoruar këshillat dhe protokollet për parandalimin e përhapjes së koronavirusit dhe ka organizuar një paradë ushtarake në kuadër të 75-vjetorit të fitores së Luftës së Dytë Botërore.

Dhjetëra ushtarë dhe tanke kanë marshuar në rrugët e kryeqytetet të Bjellorusisë, në Minks. Presidenti Lukashenko madje ka shkuar deri aty sa është shprehur për koronavirusin ës është “psikozë” frika ndaj COVID-29. Në paralajmërimet e tij, ai është shprehur se masat izoluese vetëm sa dëmtojnë ekonominë e vendit.

Kjo nuk është hera e parë që Lukashenko injoron dhe anashkalon masat parandaluese për përhapjen e koronavirusit. Në fund të marsit, ai u bëri thirrje qytetarëve bjellorus që të pinin vodka dhe të bënin sauna pasi do i mbronte Zoti nga koronavirusi.

Deri më tani në Bjellorusi janë shënuar 126 viktima nga COVID-19 dhe janë regjistruar 22,052 të infektuar.

Leksione “injorance” nga presidenti bjellorus: Pini vodka dhe bëni sauna, na mbron Zoti nga koronavirusi”

Të fundit