Flash News

KRYESORE

Bjordi flet për vdekjen e Adelës: Kam ndikuar shumë te jeta e saj

Bjordi Mezini ka folur publikisht për ndarjen nga jeta të Adelajda Xhamanit, duke u shprehur se ata kanë kaluar një periudhë shumë të veçantë së bashku. I ftuar në emisionin “You & me” në “NRG Radio” ai shtoi se u bë shumë keq kur mori vesh lajmin e hidhur.

“Është një person që mungon, edhe…nuk ka shumë për të thënë, të gjithë e dinë sa kam ndikuar unë tek jeta e saj dhe ajo tek jeta ime. Kemi jetuar një periudhë shumë të veçantë së bashku, kemi ndarë shumë gjëra bashkë dhe kjo më bëri të ndieja shumë për këtë njeri. Mund të them që e njihja më shumë se çdo njeri tjetër dhe kjo më bëri shumë keq, nuk e prisja që do reagoja kaq keq”, është shprehur Bjordi.

Të fundit